Lyrics

Më lër të t'prek, të t'ndjej Për aq kohë sa ka mbetur Dhe fundin ta gënjej Mbi fytyrën tënde t'fjetur Dhe t'vërtetën ta mbys Me shokun tim të dehur Por buzëqeshja ngrin Pas fatkeqsisë sonë është fshehur... E shiu do t'i laj mëkatet tona Do t'harrojmë netet e vona Kur ti e shtrirë pranë meje Më falje dashuri Fotografitë në mur Një ditë do t'zbehen Nëse shkon e di s'do kthehesh Prandaj të lutem rri Veç edhe një natë Veç edhe një natë Veç edhe një natë Veç edhe një natë... A do t'munden buzët tona Të gjejnë shijen e dashurisë A do të frikësohemi Të besojmë ne të dy sërish Pika shiu n'lëkurën tonë Tek themi "Lamtumire" Vërshojnë çdo prekje, çdo puthje Në trupat tonë të mpirë E ti buzëqesh për të fundit herë E shiu do t'i laj mëkatet tona Do t'harrojmë netet e vona Kur ti e shtrirë pranë meje Me falje dashuri Fotografitë në mur Një ditë do t'zbehen Nëse shkon e di s'do kthehesh Prandaj të lutem rri Veç edhe një natë (3×)
Writer(s): Florent Boshnjaku, Yll Limani, Lira Bakaj Lyrics powered by www.musixmatch.com
instagramSharePathic_arrow_out