Music Video

Music Video

Credits

PERFORMING ARTISTS
Besa
Besa
Performer
COMPOSITION & LYRICS
Daniel Alexandrescu
Daniel Alexandrescu
Songwriter

Lyrics

Heeej
Heeej
Nata e pagjumë brengat numëron
Lotët në një lumë kujtimesh shkojnë
Gjak i tradhëtuar ngjyrë ndërron
Lutjet s'i dëgjoj, duart mezi mbaj
Ky zhgënjim i hidhur ty s'të fal
Jo, nuk jam mizore pse dëshmoj
Engjëjt të vrasin njëlloj
Kur të marri malli më harro
Sytë kur t'i mbyllësh mos shiko
Hija e mëkatit s'të frikson
Moho
Shko se tjetër zemër të kërkon
Le të jetë ajo që sot vajton
Ty as dashuria s'të ndryshon
Prano
Shekuj s'do të pres
Ëndrrat do t'i zgjoj
Ky dënim për shpirtin përfundoi
Veshur në të zeza më s'jetoj
Parajsa të dy s'na pranon
Kur të marri malli më harro
Sytë kur t'i mbyllësh mos shiko
Hija e mëkatit s'të frikson
Moho
Shko se tjetër zemër të kërkon
Le të jetë ajo që sot vajton
Ty as dashuria s'të ndryshon
Prano
A mundem vallë e vetme
Fundin ta shoh qartë?
A do ti tradhëtinë
Unë ta pranoj pa fjalë
A mundesh vallë të zgjohesh
Larg nga trupi im?
Pse s'më mësove
Se qielli paska kufij?
Fundin, jo, s'dua ta di
Mos më harro
Do të marri malli, më beso
Rrugëve përlotur mos kalo
Dashuria ime s'të mjaftoi
Prano!
Ishe e gjithë bota, më beso
Orët me të tjerët s'do t'jenë njëlloj
Ajo që ne deshëm përfundoi
Kur te marri malli, mos trego
Syte mos i fshij, mos shiko
Netet e mekatit, meshiro
Prano
Written by: Daniel Alexandrescu
instagramSharePathic_arrow_out

Loading...