Credits
Lyrics
Hej Zall’
Pse
Nuk e thu’ nji fjalë
Se shtrat mâ, s’ka
Ku të shtrihesh gjân’ e gjât’
I thâm’ tash s’flet dot
Hej Mal
Pse
Nji piskâm’ heshtjen s’ta n’al
Mâ
Se
Cuba mâ kjo tokë nuk m’an
Veq njer’z që të shajnë
Pre
E k’saj force që presion ushtron ti
N’jek
Fatin tân’ që hije pas nuk bân
Kâm’kryq në kët’ udh’kryq
Me dilema si lugjatë
Te n’jekësh andrrën
A të durosh stomakun e pangrânë
Sot thi të pangopun’
Reklamojnë qdo stoli
Dem’elë e shkarravina
F’lliqin brezin ku bân pjesë ti
CÙLL’ TË HUTÛ
Sa kushtoi ai grusht me dhê
Për me m’ulû
Andrrën që lakmonit dje
CÙLL’ TË HUTÛ
Mos m’ani kryet përm’i re
Realizoni sot andrrën që e m’ronit
Dje
Ah ven’
Ku thonë se balta asht’ e am’ël mjaltë
Po k’tu
Veq kan’ pshurr
E mâ fjalt’ e urta s’vlejnë
Si treg i gjâsë së gjâll’
Në kohë lufte të kanë vjedh’
Popull i mjerë
Mos e leni barin t’ju m’ijë n’derë
Se thitë e pangopun’
Nuk i falin, jo stolitë
Dem’elt e shkarravinat
Janë rehat nuk ‘xerrin
Gjâ n’dritë
CÙLL’ TË HUTÛ
Sa kushtoi ai grusht me dhê
Për me m’ulû
Andrrën që lakmonit dje
CÙLL’ TË HUTÛ
Mos m’ani kryet përm’i re
Realizoni sot andrrën që e m’ronit
Laj, thaj, në kët’ trull do plakesh
Laj, thaj, në kët’ trull do plakesh
Laj, thaj, në kët’ trull do plakesh
Laj, thaj, në kët’ trull do plakesh
LAJ, THAJ, NË KËT’ TRULL DO PLAKESH
LAJ, THAJ, NË KËT’ TRULL DO PLAKESH
LAJ, THAJ, NË KËT’ TRULL DO PLAKESH
LAJ, THAJ, NË KËT’ TRULL DO PLAKESH
Written by: Eugent Bushpepa