album cover
Vendet E Mia
album cover
Vendet E Mia was released on August 20, 2013 by GO Digital Media as a part of the album Vendet E Mia
ReleasedAugust 20, 2013
LabelGO Digital Media
LanguageEnglish
BPM86
Melodicness
Acousticness
Valence
Danceability
Energy

Lyrics

Kanë pas’ thanë t'vjetrit dikur
Mos kalo pa u ndalë n’Mërtur
Se aty gjen bujari
Djemt' e Pukës, krenari
N'Berishë t’Epër ke me u ndalë
Do gjesh besë e do gjesh fjalë
E kur t'ulesh drejt Bugjonit
Ke me gjetë burra t'zakonit
Pret Iballja shumë krenare
Me traditë t'pastër shqiptare
Të thonë bjeshkët “mirë se ke ardhë”
Ooo, n'Kulumri, Xath e në Dardhë, eee
Ku nis rruga e Rrasit t'Egër
Për me mrrit deri n'Dush t’Epër
Me plot zemër gjithkush t'pret
Lufi e Kqira me Qerret
Kur të dush në Munellë me shkue
Në Fushë-Arrëz ke me u ndalue
Presin vashat, djemt' e rij
Bicaj, Shpoz deri n'Kryezi
Vrrith, Korthpulë deri n'Kaftallë
Në Gomsiqe deri n’Bushalë
Në Kabash votër për votër
Ooo, Gojan t'Madh e Gojan t'Vogël
Në Lajthizë për çdo katund
Nga Qaf Shari der’ n’Tërbun
N’Dom e n’Gjegjan për bri Fanit
Shtru ja gjen sofrën pukjanit
Ktu thotë Bjeshka ardhsh i bardh’
Mzi, Kokdodë, Flet e n’Lumbardh
Bushat t’Midhes midis Rrashit
Ma nis vallen e kabashit
S’mund t’harrohet Qafa e Malit
Me ujë t’paster si kristalit
Tuç, Lak Rroshi, Qafa e Barit oooh
Bjeshkët e bukura t’Kaqinarit
Pranë na lidhin trojet bashkë
Qelz, Gominë, Komani i lashtë
Dedaj, Rrap deri n’Micoj
Kims me Sul Shkoz e Hadrroj
Konga ime ktu nuk nalet
Ka ni varg ja shtojne vet malet
Ja shton Mrizi, ja shton Stani
Ja shton emrin cdo pukjani
Bjeshkt e Krrabit ke me i pa
Prej n'Korab n’Arst, Miliska
Ka me t’ni zemra knaqsi
Ooo, s’ka si Puka ooo tan Shqipnine-e-e
Written by: Gjovalin Dushaj
instagramSharePathic_arrow_out􀆄 copy􀐅􀋲

Loading...