album cover
Vitriol
11
Hip-Hop/Rap
Vitriol was released on December 18, 2024 by GO Digital Music part of GO Digital Media as a part of the album Vitriol
album cover
AlbumVitriol
Release DateDecember 18, 2024
LabelGO Digital Music part of GO Digital Media
LanguageEnglish
Melodicness
Acousticness
Valence
Danceability
Energy
BPM84

Music Video

Music Video

Credits

COMPOSITION & LYRICS
Mario Dino
Mario Dino
Songwriter
Klaudjo Myrtaj
Klaudjo Myrtaj
Songwriter

Lyrics

Fjalë mbas fjale, po krijoj aramatën time personale
E sundoj fjalorin shqip në mënyrë diktatoriale
Nëse thua s'ka hip-hop Shqipëria, e marr personale
Injoruanca juaj n'këtë aspekt është kriminale
I kam provu të gjitha, intervista në kanale, bashkëpunime, festivale
Nga epoka e CD-ve tek epoka digjitale, kam bo këngë konceptuale
Këngë qefi, por dhe këngë industriale, kam marrë risqe kolosale
Albume të punuar në mënyrë profesionale
Dhe pse pata ca pengesa me të drejtat autoriale
Nga gabimet marr mësime esenciale
Dështimet drejt suksesit janë goditje integrale
Konsistenca dhe këmbëngulja për mu janë fundamentale
Triumfet e mëdha s'janë asnjëherë aksidentale
Këto vargje, hajmali për mu, kanë vlerë sentimentale
Unë i gdhënd mbi këto instrumentale
Mos na bëni filma ju lutem shumë
Jena regjisora vetë për këtë punë
Tu lujtë oratorin, gjithmonë n'tehun e thikës
Vargje vitriol tu i futë terrorin frikës
Mos na bëni filma ju lutem shumë
Jena regjisora vetë për këtë punë
Tu lujtë oratorin, gjithmonë n'tehun e thikës
Vargje vitriol tu i futë terrorin frikës
Jam ende në rrugë si pastrues qyteti
Tu i zhduk këto skupidhje që s'u mbyllet sqepi
Flasin për mu, sa m'bohet qefi
I mbyti smira, i mbyti mllefi
Unë nuk kam kohë me bo llogje Kavaje
Jam shumë i zënë tu punu me detaje
Jam tu gatu me kripë Himalaje
Ça dinë këta për mu është majë akullnaje
Nuk kam komplekse inferioriteti
Si këta të pagdhëndur që i mbyti sikleti
Kush është më i miri, kush është më i vjetri
Këtij muhabeti prej kohësh i ka ikë lezeti
Juve ju ka ngelë sahati, biles ju ka ikë dhe treni
Jeni shumë vonë
E keni nga inati, s'keni ça t'boni, koha gjithçka e tregon
Mu nuk ma ndjen, jam i sigurum
S'merrem me llafe, unë merrem me punë
Pare fitoj dhe kur fle gjumë
Ne s'jena njësoj të displinium
Dhunë verbale ushtroj pa presje, pa pikë
S'përdor pistoletë, as thikë, kam tjetër taktikë
Ju asgjesoj në nivel atomik
E quaj sulm vitriolik
Njëri toksik dhe i pacipë
Kështu do thonë këta që përgjigje nga unë nuk kanë pritë
Jam në vetëmbrotje, ju vrasë dhe burg nuk bëj asnjë ditë
Mendoni kam frikë? Mos më testoni, do m'detyroni t'ju fik
Pikë
Mos na bëni filma ju lutem shumë
Jena regjisora vetë për këtë punë
Tu lujtë oratorin, gjithmonë n'tehun e thikës
Vargje vitriol tu i futë terrorin frikës
Mos na bëni filma ju lutem shumë
Jena regjisora vetë për këtë punë
Tu lujtë oratorin, gjithmonë n'tehun e thikës
Vargje vitriol tu i futë terrorin frikës
Written by: Klaudjo Myrtaj, Mario Dino
instagramSharePathic_arrow_out􀆄 copy􀐅􀋲

Loading...