album cover
I paskrupullt
47
Hip-Hop/Rap
I paskrupullt was released on December 18, 2024 by GO Digital Music part of GO Digital Media as a part of the album Vitriol
album cover
AlbumVitriol
Release DateDecember 18, 2024
LabelGO Digital Music part of GO Digital Media
LanguageEnglish
Melodicness
Acousticness
Valence
Danceability
Energy
BPM95

Music Video

Music Video

Credits

COMPOSITION & LYRICS
Mario Dino
Mario Dino
Songwriter
Klaudjo Myrtaj
Klaudjo Myrtaj
Songwriter

Lyrics

Gjatë jetës, vjen një pikë ku kupton se gjërat s'janë ashtu siç i ke mendu
Kjo është gjë e mirë, pasi t'jepet mundësia që t'i shikosh gjërat ashtu siç janë
Respekti është i ëmbël, por s'paguan faturat
Nëse s'ke pare në këtë botë, i ke të lidhura duart
Më dolën thinjat tu mendu sesi do i ngre strukturat
Që të kaloj lumin, mos t'ma ndjej se digjen urat
N'fund të ditës çdo njeri shef interesin e vet
Kush thotë ndryshe mashtron ose jeton n'naivitet
Kapitalizëm i egër, luftë për të mbijetuar
Bëhu i pasur me çdo kusht ose vdis duke provuar
Nuk del dot prej matricës pa u zhytë thellë brënda asaj
E ka ndërtu këtë sistem, e kanë qëndisur në detaj
Kush është i zgjuar bën idiotin dhe mbush llogarinë
Duhet kapital i fortë që t'arrish të bësh ndryshim
Tashmë jam burr i shpisë, kam përgjëgjësi mbi kurriz
Këto që m'bojn mu moral, plasën se u hoqa vizë
Më urrej, më shaj, pështy mbi varrin tim
Për lirinë, jam i gatshëm të paguaj çdo çmim
Duhet t'ia dalë, më duhet të mbijetoj
Duhet t'i fshi lotët dhe dhimbjet t'i përballoj
Edhe nëse duhet t'shkel parime, dy herë s'do e mendoj
Do përdor ça kam në dorë, deri n'fund do të luftoj
Duhet t'ia dalë (Duhet t'ia dalë), më duhet të triumfoj
Duhet t'i shtrëngoj dhëmbët dhe dhimbjet t'i përballoj
E nëse duhet t'dalë nga vetja (Ej), do sakrifikoj
Mjafton që familjes time asi gjë mos t'i mungoj
I drejti shtypet më këmbë si katsaridhe kanalesh
Do, s'do, lyhesh me mut në këtë lojë të pisët halesh
Duhet bukë në tryezë, mos m'bo muhabet idealesh
Jam mjeshtër i okultit, iniciator ritualesh
Por duhet tjetër strategji, tjetër ideologji
E duhen shtuar sa m'shumë zero tek shuma në llogari
Në një zëmër të pastër, nuk ka vënd për lakmi
Parvarësia financiare në këtë botë është liri
Nuk lejoj më asnjëri të përfitojë nga djersa ime
M'u ça kari veç tu dhon pa marrë asgjë për veten time
Jam modest, por jo idiot, jam tregu më i urti
Këto të bëjnë për budalla para syve, pa pikë turpi
Një sy qorr dhe një vesh shurdh, në rrugën time vazhdoj
Kam familjen dhe skuadrën, për të tjerë s'kam nevojë
S'do e ndryshojë kurrë thelbin tim, do ndryshoj mëndësinë
E pasi t'jem aty ku dua, do e shpalos diturinë
Duhet t'ia dalë (Duhet t'ia dalë), më duhet të mbijetoj
Duhet me çdo kusht veten time ta çliroj
E nëse m'quajnë të paskrupullt, do bëj sikur s'dëgjoj
Se kush jam me t'vërtetë, veç koha do e tregoj
Duhet t'ia dalë (Duhet t'ia dalë), më duhet të triumfoj
Duhet me çdo kusht veten time ta çliroj
E nëse m'quajnë të paskrupullt (Ej), do bëj sikur s'dëgjoj
Se kush jam me t'vërtetë, veç koha do e tregoj
Duhet t'ia dalë
Written by: Klaudjo Myrtaj, Mario Dino
instagramSharePathic_arrow_out􀆄 copy􀐅􀋲

Loading...