album cover
Mercenar
252
Hip-Hop/Rap
Mercenar was released on June 16, 2026 by 1972397 Records DK2 as a part of the album Mercenar - Single
album cover
Release DateJune 16, 2026
Label1972397 Records DK2
LanguageEnglish
Melodicness
Acousticness
Valence
Danceability
Energy
BPM87

Music Video

Music Video

Credits

PERFORMING ARTISTS
Mirgen Shuke
Mirgen Shuke
Vocals
COMPOSITION & LYRICS
Mirgen Shuke
Mirgen Shuke
Songwriter
PRODUCTION & ENGINEERING
Jon Banush
Jon Banush
Producer

Lyrics

Imagjino Migjenin propaganda pro sistemit
Art
Luli vocërr s'ka mo' balt'
Nike t'fundit mbi asfalt
Mic Sokoli
Mos t'i vinte gjoksin topit pa u dridh
Besën për liri atdheu
Mos kish' lidh
Imagjino Sherif Merdani
Tu thur vargje për partin'
Për lavdin'
Nuk do e kishte pa asi' dit' qelin'
Po sikur Adem Jashari
Mos ta kishte gjet guximin
Ti kish' mbyll veshët e syt' e gojën
T'kish' pranu' pushtimin
Kastrioti
Kët flamur me gjakun e armiqve leu'
Skënderbeu
Sikur mos ta kishte frymzu'
Mëmëdheu
Ça do ndodhte
T'lutem shprehu
Mbase jom' gabim un' ngrehu'
Dhe pasqyroje botën si do dukej pa heronj
Që jan' zhgarravit me thonj
Për ideale dhe principe
Ça jan' kta' që dalin flasin
Për moralin
Pa pik' cipe
Pa pik' norme
Pa pik' sedre
Pa pik' thelbi
Pa pik' plani
Reel-sa instagrami
Tema kilogrami
Vaj vatani
Shembujt pozitiv' jan' zhduk
E gjith' lufta për kolltuk
Për tu duk
Benzi funit' para shpis'
N'tryez' pa buk'
Edhe sa do marrim shembuj
Injoranc me ego t'modhe kauçuk
I gje nesër nga fry' era
Kta' kopuk
Me kobure si Çerçizi
Nëpër rrugt' e çdo qyteti
Kta' kaçak luftojn' për veti'
Nuk kan' pik' identiteti
Shkelin flamurin për rrog'
Nëpër institucione shteti
Po ta dite' Ismaili
Mjer Shqipërin' ç'e gjeti
Mjer Naimi
Mjer Fan Noli
Mjer Asdreni edhe tjerët
Mjer niveli letërsis'
Që jena katandis ne t'mjerët
T'prehen n'paqe t'gjith' të ndjerët
Që me injoranc' i therët
Bot' e errët
Jam munu' me shpirt
Ta flas vite më herët
Un' nuk jom' kalibri ktyne' që përmena'
Po jom' pjes' e librit mrena'
Nëpër oqeane t'thella
Kom' notu' me peshkaqena
Edhe kurr' nuk kom' thon' rrena
Për duartrokitje skena
S'ma ka hollu' uj' gjakun nëpër vena
ADN ilirësh thena'
Sa prej nesh jan' ilir n'gen
Që e ngrejtën zonin' për ata
Që zonin' nuk e ngren'
Hera funit' kur ka qen'
Që nuk je trajtu si qen
Shife' veten në pasqyr'
Se përgjigjien aty e gjen'
Fjal' me ven' Isa Bac
Er' baruti në çdo skaj
Un jom' mir' kur ësht' Shqypnia mir'
Me t'gjith' burrat e saj
Plumi' del me plum' pastaj
Koha merr rrjedhën e saj
Kush e vrau Esat Pashën
Le t'ia kishte fal çdo faj
Fundja leje botën t'qaj
Thon' meno' për veten tate'
Kta' që shiten nonën, babën
Motrën, vllain'
Shokët, lagjen
Merri kta' poet, profet, politikan
E hudhi' n'det'
T'gjith ata që zgjodhën leht'
Zgjodhën vet' e zgjodhën lek'
Jeto pa identitet
Mushe' barkun, mushi' xhepat
Me siklet
Jeto për me vdek' dhe bo' gjumin e qet'
Jeta nuk ësht' bardh e zi
Diku aty n'mes ka gri
T'gjitha ngjyrat e ksaj' bote
Mas' çdo note - poezi
T'gjith' poetët që e kalun jetën
Nëpër arrati
I kuptoj tani
Kur shkrunin' m'dogji malli
Për Shqipni
Historia përsëritet
Shpirtin e rilindasve
Brenda meje
Lufta penave
Deri kur t'jem' nën dhé
Disa kan' luftu' me shpat
Disa kan' luftu' me art
Disa kan' luftu' me tinguj
Disa kan luftu' me zjarr
Disa kan' luftu' sistemin
E nuk kan' luftu' për ar
Kta' që kan' luftu për veten
Mercenar
Disa kan' luftu' me shpat
Disa kan' luftu' me art
Disa kan' luftu' me tinguj
Disa kan luftu' me zjarr
Disa kan' luftu' sistemin
E nuk kan' luftu' për ar
Kta' që kan' luftu për veten
Mercenar
Written by: Mirgen Shuke
instagramSharePathic_arrow_out􀆄 copy􀐅􀋲

Loading...