歌词
Alteroj, alteroj nëpër nota
Që në pentagram…jo, jo, s’i lexon
Arrestoj, arrestoj
Veten time, se kam bërë mëkat
Ty të dashuroj
Lartësoj, lartësoj
Dikë tjetër para vetes
E di, gabim bëj
Po shkelmoj t’ekzistoj
S’kam fuqi më…
Lamtumirë...
Lashë në xham, një mesazh
Të të zhduk nga ky peisazh
Sot të kam, veç imazh
Një piktur' n'garazh...
Vrava, dashurinë e vrava
Dhe e shava
Pranga, më lidhni në pranga
Më e pakta
M’vjen të qesh
Po e shijoj unë kët’ moment
Nga ty u ndava
Vrava, dashurinë e vrava
Dhe e qava
M’ler të t’prek unë pak
Zemër m’ler të t’prek unë pak
Jo nuk jam dështak
As nuk jam unë burracak
Pse t’kam dasht’ ty xhan
Shpirtin e kam bo’ unë gjak
Eshtë e fundit natë
Jo nuk jam paranojak
Sa m’ke dërmu!
Ti m’ke nënvlerësu’
E na ke mallku’
Lashë në xham, një mesazh
Të të zhduk nga ky peisazh
Sot të kam, veç imazh
Një piktur' n'garazh...
Vrava, dashurin' e vrava
Dhe e shava
Pranga, më lidhni në pranga
Më e pakta
M'vjen të qesh
Po e shijoj un kët' moment
Nga ty u ndava
(Vrava, dashurin' e vrava, dhe e shava...)
Pranga, më lidhni në pranga
Më e pakta
M'vjen të qesh
Po e shijoj un kët' moment
Nga ty u ndava
Vrava, dashurinë e vrava, dhe e qava, ooo!
Written by: Filloreta Raci
