歌詞

Buzëqeshjen tënde e zërin tënd Mua mi sjell era Shikimin tënd, buzët e tua Mi shëndrit pranvera Më ecë ngadalë nëpër qiell sikur t'ishe zanë Emrin tënd e degjoj n'erë, m'duket të shoh ty Buzëqeshjen tënde e zërin tënd Mua mi sjell era Shikimin tënd, buzët e tua Mi shëndrit pranvera Më ecë ngadalë nëpër qiell sikur t'ishe zanë Emrin tënd e degjoj n'erë, m'duket të shoh ty Dicka që thehet edhe prapë kur t'ngjitet vrehet Thonë vera flet t'vërtetën njerëzit shprehen zakonisht kur dehen T'nesërmen si t'e qeli derën krejt problemet kthehen E ti po ik si andërr, unë po t'njeku me erën Me shpresën mos po t'preku Po përpjekem herë pas here, po kot edhe kësaj here Kush se thotë ni fjalë për neve Sa ishim t'lumtun bashkë kurrë s'ju nalke goja tjerëve E tash sillemi t'humbun gjoja se s'kishte farë vlere Ah sa m'ka marr malli, po du me ta puth ty ballin T'lutna mu kthy, du me kon me ty prej dytit deri me t'parin Harro arin jetën royale, tripa t'Jul Cezarit Ato jon sureale si ti moj zanë e malit S'ka kërkim falje mas ndarjes bijnë lot e thahen Kjo vendimmarrje po m'jep forcë me pranu fajin Po du me mposht barrën se ma ka mpi krahin Si t'ma nish mu vokallin unë e di ki m'ja nis vajit Buzëqeshjen tënde e zërin tënd Mua mi sjell era Shikimin tënd, buzët e tua Mi shëndrit pranvera Buzëqeshjen tënde e zërin tënd Mua mi sjell era Shikimin tënd, buzët e tua Mi shëndrit pranvera Më ecë ngadalë nëpër qiell sikur t'ishe zanë Emrin tënd e degjoj n'erë, m'duket të shoh ty Humbja e hidhun kur ndahen 2 njerëz t'lidhun Fundja e di unë, ndarja vjen n'heshtje, pa tinguj Edhe jom i bindun që t'pagabueshëm s'jem t'lindun Amo t'përmirësueshëm edhe t'ndishum, jo t'paarsyshum U bo modë e hajde prishum A qa po di unë, muhabet i pa-rëndësi-shum Jom tu pi shumë, e di që je shumë larg amo jom tu t'ni shumë Ku jon tash ata që për neve shtishin Vetëdija po m'han mrena kur pe di që s'je e jemja Plagët ma n'fund shërohen krejt qka mesin jon vec shenjat Flak po m'djeget zemra, mall si zall, i vdekun i gjallë po endna Si përrallë e gjatë me engjuj e djaj, tepër e ron' o gjendja S'po muj me marr vetën, me përballë me t'vërtetën Kujtimet tretën qata kom vendos mi majt n'letër Zemra e ngrirë, botë e ftoftë e unë po kom etje Kur ta shoh siluetën, me rikthen buzëqeshjen Buzëqeshjen tënde e zërin tënd Mua mi sjell era Shikimin tënd, buzët e tua Mi shëndrit pranvera Buzëqeshjen tënde e zërin tënd Mua mi sjell era Shikimin tënd, buzët e tua Mi shëndrit pranvera Më ecë ngadalë nëpër qiell sikur t'ishe zanë Emrin tënd e degjoj n'erë, m'duket të shoh ty
Writer(s): Szymon Wysocki Lyrics powered by www.musixmatch.com
instagramSharePathic_arrow_out