Lyrics

Ulur në dritare pres diellin të perëndoj' Po mbytem në mendime Me kë të bisedoj? Filloj e flas me vete, buzëqesh por me shume qaj Pyes diellin si e bën, si mundet vall' Ështe përherë i vetëm dhe s'duket I trishtuar Si mundet të buzëqesh'? Si mund të jet' i gëzuar? Je ti ajo që dua S'po mundem dot pa ty Me dhëmbje e me shpresa Buzëqesh me lot në sy Do dalë dielli nesër dhe une s'jam më ktu Ulu n'vendin tim dhe pyete diellin për mu' I din ai sekretet se vet' unë ja tregova E din' edhe për ty, sa shumë të dashurova Pyete dhe për mua në qoftë se kam gabuar Pyete si kam qar' e sa më ke munguar Je ti ajo që dua S'po mundem dot pa ty Me dhëmbje e me shpresa Buzëqesh me lot në sy Je ti ajo që dua S'po mundem dot pa ty Me dhëmbje e me shpresa Buzëqesh me lot në sy
Writer(s): Tiri Lyrics powered by www.musixmatch.com
instagramSharePathic_arrow_out