Lyrics

Po foli true story qaty t'majt te semafori Money Heist ju hini njoni, shuma afro ni milioni Mos u alarmoni moni se alarmi s'boni 200-et t'verdha kallabllak i thirri minionet Thërrasin paret, I be on it, tu lu rolin e pianit Sa ma shumë pare mu ami se po du me shku n'Miami Prej Parisit e Priamit jena kon pidhat e mamit E lojmë anash iliaden, n'hap me paren tu bo vrap olimpiadën E krejt e dojnë miliarden Louis cantën, n'ujë jahtën N'Instagram na krejt po knaqem se ndjenja tjera s'po shfaqim (uh) Pe kuptoj plaqkashin pse e boni plaqkën Dhe momentin tu menu për nanën kur e ngjiti maskën "Jeta osht si bombonier", ka thonë Forrest Gump-i Adrenalina in the air, La Bombonera Buenos Aires 10-shi i skuadrës, Maradona Ismet Munishi babës Mjeshtri i i lojnave t'fjalës dajrexhit ja thojna dajres (ah) Vij prej anës ku ja feel-im njoni-tjetrit gajlen Djemtë e lagjes kur bojnë pare mu kejt zemra m'knaqet Kanaqet plot ilace dosti moti n'paqe Me t'mahalles bashkë like Wu Tang Staten Island (yeah) Rap Legend I am veq t'kisha lind n'Harlem Mos t'kisha rapovat isha kon tu e menaxhu Kanté-n Full kredit kartën mos kesh se osht me kajt, man Mjekrrën James Harden, marr pare edhe t'martën Na jena musketar djemtë sot jon ba t'hujt e deri dje shqiptar ken Fuqia e fjalës tejkalon imagjinatën Ama shpatën këtu secili ka gjynahe Loqka menemadhe lahet n'tamël vaska e madhe (ah) Fëmijve të Sub-Sahares i hahet po s'kanë ca me hanger Po nihna Muhammad Ali, rumble in the jungle Rrugës t'gjatë tu t'lag shiu kërkush s'ta çel çadrën Kujtimet plaken, s'ki ushqim as me shtru darkën Qata njerëzve s'ju han raki n'dy sahati e thejnë bankën Shoki për ni Maserati bon gjithçka për me njek andrrën Jena rrafsh si me Holanden tu pi Hash me marokane Tash marrë pare edhe t'hanën tu bo hustle për idare Paret s'vyn sen kur lulet vyshken Bota tu shemb pikpamja n'sy tem And I just get high, watching time fly by E kjo plagë që po m'dhem A thu e ardhmja po m'nem S'kokna normal se s'përshtatna n'sistem You really that high? Ju kisha vu tax n'ajër Paret s'vyn sen kur lulet vyshken Bota tu shemb pikpamja n'sy tem And I just get high, watching time fly by E kjo plagë që po m'dhemb A thu e ardhmja po m'nem S'kokna normal se s'përshtatna n'sistem You really that high? Ju kisha vu tax n'ajër
Writer(s): Kreshnik Fazliu, Festim Arifi Lyrics powered by www.musixmatch.com
instagramSharePathic_arrow_out