Lyrics

Kjo historia e miqësisë sonë Qenka lesh me qime siç i thonë, Se herët a vonë Ne e dimë si përfundon. Ja ku jemi si gjithmonë, Të strukur në pamundësinë tonë. Ti hesht, unë këndoj, Ti hesht prapë, unë këndoj... Nuk e di, jo nuk e di seç shpresoj. Kjo dashuria është veç një rrugicë qorre, Por unë dua, dua të besoj. Nuk e di, jo nuk e di seç shpresoj... Kjo historia e miqësisë sonë është thjesht gënjeshtër, është iluzion i mendimeve të mia koti, Kur zemra refuzon të të fshijë Nga kujtesa e saj përgjithmonë. Sa bukur gënjej veten Kur them se nuk më intereson, Ku je, çfarë bën, a më mendon, Se kë në krahët e tua ti fort po shtrëngon. Nuk e di, jo nuk e di seç shpresoj. Kjo dashuria është veç një rrugicë qorre, Por unë dua, dua të besoj.
Writer(s): Elina Duni Lyrics powered by www.musixmatch.com
instagramSharePathic_arrow_out