Lyrics

Me flokët e tu kur era loz, bëhem xheloz, Parfumi që leshon, më deh, më turbullon... Shtiza janë vështrimet e tua, Finte e llastime për mua. Ëndrra me sy hapur pafund nis e fantazoj: Trupin tënd të brishtë femëror kur ledhatoj... Ti me zigzaget e tua gracka me ngre, Mister dhe djallëzi ke në shpirt, por magjike je... Ndalem të puth hapat e tua, Sa shumë të marroska një grua (!) Vetëm qënia jote si rob më gjunjëzon, Sytë nga unë ti do t'i kthesh, herët a vonë! Ref. Herët ose vonë, unë e di, Ti në "kurth" do biesh, Pre' nga dashuria... Herët ose vonë, unë e di, Ti do të "dorëzohesh". Në një shtrat ne, Etjen do ta shuajmë... Herët ose vonë, unë e di, Do të robërohesh, Ti nga xhelozia... Herët ose vonë, unë e di, Ti do të jesh e imja!... Ti me kapriciot e tua, sa më tundon, Ajri që ti prek përreth... elektrizon... Unë i humbur jam pa ty, E humbur je dhe ti pa mua... Fjalët i merr era, më kot veten mundon, Kokën do ta vesh tek unë... herët a vonë!
Writer(s): Pirro Gaqo Cako, Timo Flloko Lyrics powered by www.musixmatch.com
instagramSharePathic_arrow_out