Lyrics

Te një pllajë era fryn, asnjëherë nuk ndalet Dhe një re e bardhë në qiell, duket sikur falet Aty poshtë barin e njomë e than dielli perherë Një gështenjë e vjetër shumë, tund degët në erë Aty një skifter fluturon Se ai aty mbretëron çdo ditë Në qiell klithma e tij thërret Se ai aty do të luftojë në jetë Vetmitar që erën çan dhe aty guxon përherë A s'më thua mik i largët, si duket atje? Aty poshtë barin e njomë e than dielli përherë Këtu lart s'më trëmb asgjë, jam mbret i lirë përjetë Aty një skifter fluturon Se ai aty mbretëron çdo ditë Në qiell klithma e tij thërret Se ai aty do të luftojë në jetë Aty një skifter fluturon Se ai aty mbretëron çdo ditë Në qiell klithma e tij thërret Se ai aty do të luftojë në jetë
Writer(s): Olsi Gjondedaj Lyrics powered by www.musixmatch.com
instagramSharePathic_arrow_out